Një kamion i tonazhit të mesëm është përfshirë nga flakët në një rrugë pranë Laçit, duke shkaktuar panik dhe vështirësi në qarkullim.

Ngjarja ndodhi në mes të ditës, ndërsa shtëllunga të dendura tymi të zi mbuluan zonën. Automjetet e tjera u detyruan të ndalonin ose të lëviznin me kujdes.

Autoritetet ndërhynë për shuarjen e flakëve dhe normalizimin e trafikut. Nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa shkaqet e zjarrit mbeten të paqarta.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu