
Dukagjin Lipa ka zgjedhur fjalë të ndjera për të uruar vajzën e tij, këngëtaren me famë botërore Dua Lipa, në ditën e saj të lindjes.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai shprehu dashurinë dhe krenarinë për të bijën, duke i uruar mbi të gjitha siguri dhe lumturi.
“Gëzuar ditëlindjen Dua. Të dua shumë dhe jam jashtëzakonisht krenar për ty”, shkroi Dukagjin Lipa.
Ai e vijoi urimin me një mesazh emocional: “Dora e Zotit qoftë mes teje dhe çdo të keqeje. Dashuria që na jep të gjithëve qoftë mburoja që të mban të sigurt dhe të lumtur”.
Postimi përfundon me fjalët: “Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime”.






