Teknologjia e shëndetit, produktet funksionale dhe udhëtimet fleksibël po dominojnë tendencat e stilit të jetesës për gushtin 2026, sipas renditjes së publikuar nga Trend Hunter.

Një nga drejtimet më të forta është zhvendosja e teknologjisë drejt monitorimit të përditshëm të shëndetit. Orët inteligjente të fokusuara te aktiviteti fizik, unazat që gjurmojnë parametrat shëndetësorë dhe pajisjet që synojnë matjen e tensionit të gjakut po shndërrohen nga aksesorë teknologjikë në pjesë të rutinës së përditshme.

Në listën e trendeve përfshihen unaza inteligjente për monitorimin e shëndetit, pajisje për matjen e tensionit, si dhe gjenerata të reja të smartwatch-eve të orientuara te fitness-i.

“Holistic Coverage Skincare Masks” janë maska për kujdesin e lëkurës që mbulojnë pothuajse të gjithë fytyrën dhe synojnë disa nevoja njëherësh, si hidratimin, qetësimin, freskimin dhe përmirësimin e pamjes së lëkurës.

Një tjetër prirje e fortë është ajo e ushqimeve dhe pijeve “funksionale”. Kafeja e çastit me proteinë, pijet me kolagjen, uji me proteina, matcha e kombinuar me suplemente dhe pijet me elektrolite po synojnë konsumatorët që kërkojnë njëkohësisht shije, komoditet dhe përfitime të lidhura me mirëqenien.

“Matcha-Infused Protein Supplements” janë suplemente proteinike të kombinuara me matcha, që synojnë të bashkojnë marrjen e proteinave me efektin stimulues dhe antioksidant të çajit jeshil matcha.

Edhe matcha vazhdon të jetë ndër produktet më të dukshme të vitit, duke u shfaqur në latte me luleshtrydhe, koncentrate premium, pije artizanale dhe produkte të kombinuara me proteina.

Çadra kampingu me fryrje, pa shufra

Jeta në natyrë është një tjetër kategori në rritje. Çadrat me fryrje, rimorkiot kompakte për udhëtime, shtëpitë e vogla mbi çati dhe pajisjet multifunksionale për hiking tregojnë një interes gjithnjë e më të madh për aventura të shkurtra dhe udhëtime më fleksibël.

Në të njëjtën kohë, konsumatorët po kërkojnë produkte gjithnjë e më të personalizuara dhe të pazakonta: nga kamera transparente dhe tastiera mekanike kompakte te çokollatat me hurma, pijet me lëng kockash dhe akulloret me hudhër e erëza.

Përzierje për kek të frymëzuara nga bota e magjisë.

Në krye të listës së Trend Hunter janë aktivitetet që lidhin sportin me inovacionin, të ndjekura nga rimorkiot kompakte për udhëtime, orët profesionale për zhytje dhe çadrat e reja të kampingut.

Platformat për WC janë mbështetëse të vogla ku vendosen këmbët gjatë përdorimit të tualetit, për ta ngritur pozicionin e gjunjëve dhe për ta bërë jashtëqitjen më të lehtë e më natyrale.

Platformat për WC janë mbështetëse të vogla ku vendosen këmbët gjatë përdorimit të tualetit, për ta ngritur pozicionin e gjunjëve dhe për ta bërë jashtëqitjen më të lehtë e më natyrale.

Tendencat e gushtit tregojnë se stili i jetesës po ndërtohet gjithnjë e më shumë rreth tre fjalëve: shëndet, lëvizshmëri dhe personalizim.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu