Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka propozuar që Hashim Thaçi të rikthehet në postin e presidentit të Kosovës, duke e paraqitur këtë si një nga mundësitë për t’i dhënë zgjidhje edhe ngërçit politik në vend.

Duke folur nga Kuvendi, Haradinaj kritikoi kryeministrin Albin Kurti, të cilin e akuzoi se po vonon konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e institucioneve të reja.

Sipas Haradinajt, do të ishte nder për deputetët e legjislaturës së re që Thaçi të zgjidhej sërish president.

“Atij i është marrë mandati nga një ndërhyrje ligjore dhe me kthimin e tij është nderi ynë si shqiptarë, si komb, jo për shkak të ndonjë afërsie partiake a politike”, deklaroi Haradinaj.

Ai shtoi se ekzistojnë edhe alternativa të tjera dhe se Kosova nuk duhet të mbahet peng nga mungesa e një marrëveshjeje politike.

Hashim Thaçi u zgjodh president i Kosovës më 26 shkurt 2016 dhe dha dorëheqjen më 5 nëntor 2020, përpara se të nisej drejt Hagës. Aktualisht ai ndodhet në paraburgim në Dhomat e Specializuara.

Ndërkohë, Albin Kurti ka kërkuar marrëveshje me LDK-në për çështjen e presidentit përpara vazhdimit të procesit për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu