
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të forta dhe ironike ndaj debatit të krijuar rreth Sazanit, duke sulmuar ata që ai i quan “revolucionarët e rrenave”.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama tha se kundërshtarët e tij “i ikin të vërtetës si djalli temjanit”, ndërsa i akuzoi se kanë çoroditur opinionin publik me deklaratat e tyre.
Kryeministri u ndal edhe te zhvillimet në Sazan, duke përdorur termin “çlirimtarët e Sazanit” për personat që janë përfshirë në reagimet dhe aksionet lidhur me ishullin.
“Gjithsesi, një kompliment Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe Ministrisë së Kulturës e Turizmit për ‘pritën’ e bukur që u bënë çlirimtarëve të Sazanit”, shkroi Rama.
Reagimi i tij vjen në vijim të debatit publik që është zhvilluar rreth Sazanit dhe kundërshtive ndaj projekteve të parashikuara për ishullin.






