
Një aksident tragjik ujor ka ndodhur pasditen e së enjtes në zonën mes Rjollit dhe Ranës së Hedhun, në Shkodër, ku ka humbur jetën 24-vjeçari Klaus Gjergji.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:15, në një zonë lundrimi në thellësi. Sipas të dhënave paraprake, në gomone ndodheshin tre persona, kur Klaus Gjergji dyshohet se ka rënë aksidentalisht në ujë.
Gjatë rënies, i riu është goditur rëndë nga helika e motorit të gomones, duke pësuar plagë të rënda.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe e transportuan 24-vjeçarin drejt bregut. Më pas ai u dërgua me ambulancë në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk mundi t’u mbijetonte plagëve.
Grupi hetimor po vijon veprimet për të sqaruar plotësisht dinamikën dhe rrethanat e aksidentit.




