
Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur pas një aksidenti me mjet lundrues, pasditen e kësaj të mërkure në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 16:50, një mjet lundrues që drejtohej nga shtetasi E. I., 32 vjeç, po lundronte nga Gadishulli i Karaburunit në drejtim të molit në Vlorë. Gjatë lundrimit, një prej pasagjerëve, shtetasi S. Ç., 17 vjeç, dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në pjesën e motorit të mjetit.
Si pasojë e aksidentit, i mituri ka pësuar dëmtime në këmbë dhe është transportuar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur veprimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.






