
Princi Harry dhe Meghan Markle planifikojnë të rikthehen për të jetuar në Mbretërinë e Bashkuar, pas disa vitesh në Shtetet e Bashkuara. Sipas BBC, Duka dhe Dukesha e Sussex-it pritet të zhvendosen që këtë muaj në një rezidencë private jashtë Londrës.
Dy fëmijët e çiftit, Princi Archie, 7 vjeç, dhe Princesha Lilibet, 5 vjeç, janë regjistruar në një shkollë britanike dhe pritet të nisin mësimin në shtator.
Mbreti Charles është informuar për vendimin të dielën, ndërsa për rikthimin janë vënë në dijeni edhe Princi William dhe Princesha Catherine.
Harry dhe Meghan, së bashku me fëmijët, e kishin vizituar Mbretin Charles në Highgrove në korrik, por sipas BBC, zhvendosja nuk ishte diskutuar gjatë asaj vizite.
Megjithatë, rikthimi në Britani nuk nënkupton rikthim në detyrat mbretërore. Aktualisht nuk ka plane që Harry apo Meghan të rifillojnë rolet si anëtarë aktivë të Familjes Mbretërore.
Burimi: BBC






