Detaje të reja dalin nga aksidenti tragjik në Manzë, ku humbën jetën tre të rinj. Mes viktimave janë 26-vjeçarja italiane Sara Brugnatelli dhe bashkëshorti i saj shqiptar, Kleo Vrioni, 25 vjeç, të cilët sipas medias italiane Leggo.it ishin martuar vetëm të dielën e kaluar.

Martesa ishte celebruar më pak se një javë më parë, ndërsa vetëm tri ditë më pas çifti humbi jetën në aksidentin që tronditi dy familjet, në Itali dhe Shqipëri.

Në aksident humbi jetën edhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri, ndërsa dy të rinj të tjerë, Rejsi Vrioni, 26 vjeç, dhe Klevis Dervishi, 16 vjeç, mbetën të plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:22 në rrugën dytësore Manzë–Kullë. Sipas të dhënave paraprake, BMW-ja e drejtuar nga Kleo Vrioni doli nga rruga për shkaqe që ende po hetohen dhe u përplas me një strukturë betoni.

Grupi po kthehej nga një lokal nate në zonën e Gjirit të Lalzit. Policia vijon hetimet për të përcaktuar dinamikën dhe shkakun e plotë të aksidentit.

Burimi: Leggo.it / AIA.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu