Forcat e Armatosura vijojnë operacionet nga toka dhe ajri për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit në disa zona të vendit. Dajt, Gurë-Lura dhe Tërbuni mbeten ndër zonat ku janë përqendruar kapacitetet ushtarake.

Në Gurë-Lurë të Dibrës, zjarri është izoluar falë korridoreve të hapura për të penguar avancimin e flakëve. Në terren vijojnë operacionet me 30 efektivë të Forcave të Armatosura, ndërsa nga ajri ndërhyjnë dy avionë Air Tractor. Sipas autoriteteve, nuk ka rrezik për banesat.

Operacioni vijon edhe në Tërbun të Pukës, ku janë angazhuar 30 efektivë të FA-së dhe dy helikopterë. Edhe në këtë zonë nuk raportohet rrezik për qendrat e banuara.

Në malin e Dajtit, 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter po punojnë për izolimin e vatrës. Priska është vendosur nën kontroll, ndërsa vatra në Vakumone është izoluar.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, në asnjërën prej këtyre tri zonave nuk raportohet aktualisht rrezik për banesat.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu