Fluksi i shtuar i udhëtarëve në pikat kufitare me Greqinë ka vënë në lëvizje autoritetet e dy vendeve. Drejtuesit e policive kufitare shqiptare dhe greke janë takuar në Kakavijë për të koordinuar masat që synojnë përshpejtimin e procedurave dhe shmangien e radhëve të gjata.

Në fokus të takimit ishte menaxhimi i lëvizjeve në të dyja drejtimet gjatë kësaj periudhe me trafik të shtuar, si dhe forcimi i bashkëpunimit kundër krimeve kufitare.

Palët ranë dakord të intensifikojnë koordinimin në pikat e kalimit kufitar, ndërsa Policia Kufitare shqiptare njofton se bashkëpunimi me autoritetet greke do të vijojë për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu