
Keni bërë pushime, por vetëm pak ditë pas kthimit ndiheni sikur nuk jeni larguar kurrë? Problemi mund të mos jetë se pushimet ishin shumë të shkurtra. Studimet psikologjike tregojnë se kohëzgjatja e tyre ka më pak rëndësi nga sa mendojmë, ndërsa mënyra se si i kalojmë mund të përcaktojë sa të çlodhur dhe të rigjeneruar do të ndihemi pas kthimit.
Një analizë e 13 studimeve, e drejtuar nga Franziska Speth në Universitetin Teknik të Dresdenit, arriti në përfundimin se kohëzgjatja e pushimeve ndikon relativisht pak në efektin rigjenerues. Edhe një udhëtim i shkurtër mund të japë përfitime të konsiderueshme, me kusht që të shkëputemi realisht nga rutina.
Një nga “armiqtë” kryesorë të pushimeve është puna. Kontrollimi i vazhdueshëm i email-eve, mesazheve apo problemeve të zyrës e pengon distancimin psikologjik.
Psikologu Ethan Kross, nga Universiteti i Michiganit, shpjegon se sa më e madhe të jetë shkëputja nga puna, aq më i lartë është mirëqenia gjatë pushimeve dhe pas tyre. Për këtë arsye, fikja e njoftimeve dhe vendosja e një përgjigjeje automatike në email mund të vlejnë më shumë sesa zgjatja e udhëtimit me disa ditë.
Një tjetër sekret lidhet me vendin ku zgjedhim të pushojmë. Psikologët flasin për “place attachment”, lidhjen emocionale që krijojmë me vende të caktuara.
Kjo do të thotë se nuk është domosdoshmërisht më mirë të kërkojmë çdo vit një destinacion të ri. Rikthimi në një vend ku jemi ndier të qetë dhe të sigurt mund të sjellë përfitime psikologjike përmes kujtimeve pozitive dhe nostalgjisë.
Rregulli i tretë është të kërkojmë përvoja që na mahnitin. Një peizazh i jashtëzakonshëm, një mal, deti, një vepër arti apo edhe arkitektura e një qyteti mund të na ndihmojnë të dalim nga cikli i shqetësimeve të përditshme.
Studimet sugjerojnë se ndjenja e mahnitjes zgjeron fokusin e vëmendjes dhe mund të reduktojë mendimet e përsëritura rreth problemeve. Në një studim me persona që bënë rafting në lumin Green River në Utah, përfshirë veteranë në rrezik për PTSD, pjesëmarrësit raportuan më pak stres pas eksperiencës. Ndjenja e mahnitjes nga natyra ishte një nga faktorët që lidhej më fort me këtë ndryshim.
Por ka edhe një rregull tjetër që mund të duket paradoksal: mos u përpiqni të organizoni pushimet perfekte.
Psikologët dallojnë mes njerëzve që kërkojnë vazhdimisht alternativën më të mirë të mundshme dhe atyre që zgjedhin një alternativë “mjaftueshëm të mirë” dhe më pas e shijojnë atë.
Studime të ndryshme kanë treguar se njerëzit që kërkojnë të optimizojnë çdo zgjedhje mund të përfundojnë më pak të kënaqur. Një studim me 376 pyetësorë dhe 12 intervista të thelluara me punonjës gjermanë gjeti se personat që planifikonin dhe optimizonin më shumë pushimet kishin prirje të ishin më pak të kënaqur me to.
Arsyeja? Planet tepër të ngurta krijojnë presion dhe frikën se mos po humbasim një eksperiencë edhe më të mirë.
Katër rregullat që sugjerojnë studimet janë të thjeshta: shkëputuni vërtet nga puna, zgjidhni vende ku ndiheni mirë, kërkoni eksperienca që ju mahnitin dhe lini hapësirë për spontanitet.
Në fund, pushimet më të mira mund të mos jenë ato më të gjatat, më të shtrenjtat apo më të planifikuarat. Shpesh janë ato ku arrijmë të harrojmë për pak kohë rutinën dhe të






