Jessica Ciencin Henriquez rrëfen në rubrikën “Modern Love” të The New York Times momentin kur, duke iu afruar të 40-ave, vendosi të ndalonte së kërkuari një marrëdhënie. Pas katër propozimeve për martesë, dy martesave dhe dy divorceve para moshës 30-vjeçare, ajo thotë se kishte mbërritur në një pikë ku nuk kërkonte më të ndihej e zgjedhur apo e dashuruar, por thjesht e sigurt në jetën e saj.

Autorja e krahason këtë kërkim me udhëtimin e breshkave të detit. Që sapo lindin, ato nisen drejt oqeanit dhe dekada më vonë arrijnë të kthehen pikërisht në plazhin ku kanë lindur. Shkencëtarët e quajnë këtë aftësi “natal homing”, ndërsa Henriquez e përdor si metaforë për hartat e padukshme që njerëzit mbajnë brenda vetes.

Në fund të të 30-ave, ajo nisi të mendonte se dashuritë më të mëdha të jetës së saj mund të kishin kaluar. Por në vend që kjo ta shtynte drejt një tjetër marrëdhënieje, e çoi në drejtimin e kundërt.

Çdo lidhje, shkruan ajo, i kishte kërkuar të bëhej një version tjetër i vetes. Kishte ndryshuar vazhdimisht për t’iu përshtatur partnerëve, duke humbur gradualisht një pjesë të identitetit të saj.

Dhe kështu lindi vendimi radikal që përmbledh edhe titulli i esesë së saj: “No More Sex, Flirting, Scrolling or Swiping” — pa më seks, flirt, kërkime të pafundme në telefon apo zgjedhje partnerësh me një lëvizje të gishtit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu