
Është arrestuar Kristjan Sterjo, i dyshuar si autor i vrasjes së 20-vjeçarit në Korçë.
Arrestimi vjen pas disa orësh kërkimesh nga forcat e policisë, të cilat zhvilluan kontrolle intensive për lokalizimin e të dyshuarit. Në operacion u angazhuan edhe forcat RENEA, ndërsa kontrolle u kryen në banesën e Sterjos dhe në zonën e varrezave të qytetit, ku dyshohej se mund të ishte fshehur.
Sipas raportimeve të mëparshme, viktima dhe autori i dyshuar njiheshin prej vitesh. Pas krimit, Sterjo ishte larguar nga vendngjarja, duke vënë në lëvizje forca të shumta policie.
Policia pritet të japë detaje të mëtejshme për rrethanat e arrestimit dhe dinamikën e ngjarjes.






