Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Edi Rama, se qëndron pas lojërave ilegale të fatit dhe dhënies së licencës për kazinonë në kompleksin “Air Albania”.

Në një deklaratë për mediat, Berisha pretendoi se Olsi Rama është “njeriu më kryesor” në aktivitetet e paligjshme të lojërave të fatit dhe në skemat e mashtrimit përmes call-centerave, duke shtuar se vendi i tij duhet të jetë para drejtësisë.

Kreu i demokratëve iu referua edhe denoncimeve të bëra më herët nga Belind Këlliçi, duke pretenduar se pas licencës së kazinosë fshihet një skemë transaksionesh të dyshimta, ku sipas tij një truall i blerë për rreth 320 mijë euro u rishit pas pak javësh për 26 milionë euro.

Berisha deklaroi se këto pretendime do t’i kallëzohen SPAK-ut, por akuzoi Prokurorinë e Posaçme se nuk heton çështjet që, sipas tij, lidhen me kryeministrin dhe familjarët e tij.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të vijojnë protestat, duke i cilësuar ato si rrugën e vetme për të kërkuar llogari.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu