Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kërkuar rikthimin e Bordit të Transparencës pas rritjes së çmimit të naftës në vend, e cila ka arritur deri në 214 lekë për litër, ndërsa karburantet premium shiten edhe mbi 220 lekë për litër.

Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe pretendon se rritja e çmimit është bërë në mënyrë të qëllimshme, pikërisht në prag të fundjavës, kur sipas tij shënohet fluksi më i madh i lëvizjes së pushuesve drejt dhe nga zonat turistike.

Deputeti socialist kujton se një javë më parë kishte kërkuar rikthimin e Bordit të Transparencës, duke paralajmëruar, sipas tij, rritjen e çmimeve të karburanteve gjatë sezonit veror.

Sipas Braçes, mungesa e kontrollit mbi tregun e karburanteve po krijon mundësi për rritje të pajustifikuara të çmimeve, të cilat mund të ndikojnë negativisht në sezonin turistik, duke e bërë më të kushtueshme lëvizjen e qytetarëve dhe vizitorëve.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu