
SPAK i ka dërguar fletëthirrje ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, duke i kërkuar të paraqitet më 31 korrik, e shoqëruar nga avokati i saj, për t’u njohur me vendimin për zgjatjen e afateve të hetimit.
Balluku është marrë e pandehur për çështjen që lidhet me tenderin e tunelit të Llogarasë, ndërsa ndaj saj po zhvillohen hetime edhe për pastrim parash, korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera që lidhen me lotet e Unazës së Madhe.
Po këtë të mërkurë në SPAK u paraqitën edhe ish-drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli, dhe ish-kreu i KESH-it, Erald Elezi, të cilëve iu komunikua zgjatja e hetimeve deri më 20 tetor 2026.






