Këshilli i Europës ngre shqetësime për mënyrën se si funksionon pushteti vendor në Shqipëri, duke vlerësuar se ai mbetet tepër i centralizuar dhe me autonomi të kufizuar.

Në një projekt-raport të publikuar së fundmi, institucioni europian thekson se bashkitë përballen me mungesë të burimeve financiare dhe kapaciteteve të nevojshme për të ushtruar kompetencat e tyre.

Dokumenti rekomandon që reforma e re administrativo-territoriale të mos fokusohet te bashkimi i mëtejshëm i bashkive, por te decentralizimi i pushtetit, forcimi i administratës vendore dhe rritja e financimit për njësitë e qeverisjes lokale.

Sipas raportit, vetëm përmes rritjes së autonomisë dhe mbështetjes financiare mund të përmirësohet funksionimi i pushtetit vendor dhe ofrimi i shërbimeve për qytetarët.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu