Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja e ndodhur në Bërxullë të Vorës, ku humbi jetën 50-vjeçari Edmond Sula.

Sipas të dhënave paraprake të grupit hetimor, viktima është qëlluar për vdekje me një plumb të vetëm, teksa po hynte në banesën e tij. Dyshohet se autori ka përdorur një armë me precizion të lartë, të pajisur me dylbi.

Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë, çka ka ngritur dyshime se qitësi mund të ketë vepruar nga një distancë e konsiderueshme dhe se krimi ka qenë i planifikuar në detaje.

Në fokus të hetimeve është vendosur aktiviteti i viktimës, i cili merrej me shitblerje pronash. Policia po verifikon konfliktet e mundshme që mund të kenë lindur nga kjo veprimtari, duke e konsideruar këtë si një nga pistat kryesore të hetimit.

Grupi hetimor vijon punën për mbledhjen e provave, identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu