
Një 42-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Prrenjas–Librazhd, pasi automjeti me të cilin udhëtonte u godit nga një gur i shkëputur nga mali.
Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 22:30, në fshatin Hotolisht. Dyshohet se një gur u shkëput nga shpati i malit dhe ra mbi automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. H., 42 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, Elbasan.
Si pasojë e goditjes, 42-vjeçari humbi jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.






