
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga Tirana, ku shfaqen turistë të shumtë duke vizituar kryeqytetin shqiptar në kulmin e sezonit veror.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë e cilësoi këtë si panoramën e një dite të zakonshme në Tiranë, duke vënë në dukje fluksin e vizitorëve.
“Mirëmëngjes dhe me një ditë të zakonshme turistësh në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në postimin e tij.
Pamjet tregojnë zona të frekuentuara të kryeqytetit, të mbushura me vizitorë vendas dhe të huaj, në një periudhë kur Shqipëria po shënon rritje të numrit të turistëve.






