Tensione janë shënuar paraditen e së enjtes para Kuvendit, ku protestuesit janë mbledhur për të kundërshtuar zhvillimin e seancës plenare.

Sipas raportimeve, forcat e policisë kanë shoqëruar disa persona që ndodheshin pranë Parlamentit, mes tyre edhe ekspertin e IT-së dhe aktivistin Gent Progni. Deri tani nuk janë bërë të ditura zyrtarisht arsyet e shoqërimit të tyre.

Ndërkohë, një grup protestuesish hodhën miell në drejtim të automjetit të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, në momentin kur ai po hynte në ambientet e Parlamentit. Në zonë u dëgjuan edhe thirrje kundër deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.

Protesta po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa situata rreth godinës së Kuvendit mbetet e tensionuar.

Tags SEO:

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu