Screenshot

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale atë që e cilëson si të shkuarën penale të njërit prej 13 firmëtarëve të protestës që po zhvillohet prej javësh në Tiranë.

Në postimin e tij, Rama i fton qytetarët të njihen me “kontributin për atdheun” të një prej flamurtarëve të protestës, ndërsa përdor sërish metaforën se “sorrat dhe korbat i kanë marrë peng flamingot”, duke iu referuar organizatorëve të tubimit.

Sipas kryeministrit, personi në fjalë rezulton i proceduar në disa raste, duke nisur nga viti 2014 deri në vitin 2022, për vepra të ndryshme penale, mes të cilave rrahje, vjedhje energjie elektrike, kanosje, plagosje të lehtë, dhunë në familje, si dhe pjesëmarrje në protestë të paligjshme e pengim të qarkullimit të automjeteve.

Lista e publikuar nga Rama përfshin:

  • 2014 – Rrahje në bashkëpunim, Tiranë;
  • 2016 – Vjedhje energjie elektrike, Tiranë;
  • 2016 – Rrahje në dëm të një shtetaseje, Tiranë;
  • 2017 – Rrahje në grup, Durrës;
  • 2019 – Pjesëmarrje në protestë të paligjshme, pengim i qarkullimit të automjeteve dhe pengim i IMT-së në Vlorë;
  • 2020 – Kanosje dhe plagosje e lehtë, Vlorë;
  • 2021 – Kanosje ndaj një shtetaseje, Vlorë;
  • 2022 – Dhunë në familje ndaj xhaxhait të tij, Vlorë.

Ky është reagimi i radhës i kreut të qeverisë ndaj protestës, ndërsa në ditët e fundit ai ka publikuar disa postime ku akuzon organizatorët se kauza fillestare e protestës është devijuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu