Kryeministri britanik ka njoftuar dorëheqjen nga posti i kryeministrit dhe njëkohësisht nga drejtimi i , duke i dhënë fund një periudhe dyvjeçare në krye të qeverisë britanike.

Në një deklaratë të mbajtur para selisë së qeverisë në Downing Street, Starmer tha se ka dëgjuar mesazhin e partisë së tij dhe se e pranon vendimin “me dinjitet dhe respekt”. Ai theksoi se çdo vendim i marrë gjatë mandatit të tij ka pasur në qendër interesin e vendit.

“Do të jap dorëheqjen si lider i Partisë Laburiste”, deklaroi Starmer, ndërsa konfirmoi se do të qëndrojë përkohësisht në detyrë deri në zgjedhjen e pasardhësit.

Lideri britanik bëri të ditur se ka informuar edhe për vendimin e tij, ndërsa procesi për zgjedhjen e liderit të ri të Laburistëve do të nisë më 9 korrik dhe pritet të përfundojë para rikthimit të Parlamentit në shtator.

Në fjalimin e tij, Starmer falënderoi familjen, bashkëshorten Victoria dhe bashkëpunëtorët e tij, duke u shprehur i emocionuar se pas largimit nga posti më i lartë politik në vend, dëshiron t’i kushtohet më shumë familjes dhe fëmijëve të tij.

Ndër emrat që përmenden si favoritë për ta pasuar është edhe , i cili sapo është zgjedhur deputet në Parlamentin britanik pas një fitoreje në zgjedhjet e pjesshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu