Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur protestuesve që kërkojnë një “Shqipëri të re”, duke i sfiduar të paraqesin një projekt konkret për vendin. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kreu i qeverisë tha se qeveria ka planet e saj të qarta për zhvillimin e vendit dhe integrimin europian, ndërsa kritikët, sipas tij, nuk kanë paraqitur alternativa reale.

Rama u ndal te fenomeni që e quajti “pakënaqësia e pritshmërive”, duke argumentuar se kjo është shenjë e një shoqërie që ka hyrë në një fazë të re zhvillimi dhe kërkon më shumë.

“Planet tona janë në tryezë. Ka intelektualë që thonë se karta e BE-së është kartë e lodhur. Karta e BE-së është karta e historisë së Shqipërisë. Ne nuk jemi këtu për të fituar klikimet e ditës, por për të fituar Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, deklaroi Rama.

Duke iu referuar thirrjeve për një marrëveshje të re dhe për një “Shqipëri të re”, kryeministri tha se është i gatshëm të dëgjojë propozime konkrete, por shprehu dyshime për ekzistencën e një plani të tillë.

“Ka edhe shpirtra këtu që kërkojnë një Shqipëri të re, le të na e sjellin draftin. Kam frikë se ‘Shqipëria e re’ nuk do të vijë kurrë”, u shpreh ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu