Vetëm gjashtë ditë para se të largohej nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe të shpallej deputete e pavarur, Marjana Koçeku kishte ndarë një reflektim të gjatë mbi turizmin, ku shprehte rezervat e saj personale ndaj resorteve, por njëkohësisht pranonte rolin e tyre në industrinë turistike.

Në një postim në rrjetet sociale, deputetja e Shkodrës shkruante se nuk kishte frekuentuar kurrë një resort dhe se nuk besonte se do ta bënte në të ardhmen, pasi sipas saj resortet përfaqësojnë “një botë të stisur dhe pa negativitet”, “një hapësirë të kontrolluar dhe të tejsterilizuar”, që përjashton ritmin e vërtetë të një vendi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Marjana Koçeku (@neomalsore)

Megjithatë, Koçeku pranonte se një kategori turistësh, mes tyre edhe shqiptarë, i preferojnë këto struktura dhe janë të gatshëm të paguajnë për atë lloj përvoje.

Ajo vlerësonte se turizmi autentik, i bazuar te kullat tradicionale, sofrat familjare dhe sipërmarrjet e vogla lokale, mund të japë më shumë për shpirtin e turizmit sesa investimet milionëshe.

Deklaratat e saj po rikthehen në vëmendje pas largimit nga Partia Socialiste, në një moment kur debati publik vazhdon të fokusohet te investimet e mëdha turistike dhe projektet e resorteve në bregdetin shqiptar.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu