Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, lëshoi akuza të reja ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se ai po përgatit largimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku jashtë Shqipërisë.

Deklarata u bë gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, ku Berisha tha se informacioni i tij vjen nga burime që i cilësoi të mirëinformuara dhe të besueshme.

“Po i përgatit Ballukut largimin në një shtet tjetër. Këtë e kam nga burime të mirëinformuara”, deklaroi Berisha.

Sipas kreut të opozitës, arsyeja e këtij veprimi lidhet me frikën nga zhvillime të mundshme hetimore.

“Sepse mendon se mund t’i vijë ndonjë fletë-arresti tjetër nga SPAK-u dhe ajo të gdhihet në një shtet tjetër”, u shpreh ai.

Berisha theksoi se nuk mund ta garantojë plotësisht vërtetësinë e informacionit, por insistoi se burimet nga të cilat e ka marrë janë serioze dhe të besueshme.

Kreu i PD-së shtoi gjithashtu se askush nuk mund t’i shmanget drejtësisë, pavarësisht pozicionit që mban apo vendit ku ndodhet.

Deri tani nuk ka pasur asnjë reagim nga kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku apo institucionet e përmendura nga Berisha lidhur me këto pretendime.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu