Një grabitje është regjistruar mesditën e kësaj të marte në Tiranë, ku një person i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe ka marrë një shumë parash.

Sipas informacionit paraprak të Policisë së Shtetit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:26 në rrugën “Gjin Bue Shpata”.

Autoritetet bëjnë me dije se autori, i maskuar, dyshohet se ka kërcënuar punonjësit e degës së OTP Bank me një send në dukje armë dhe më pas ka marrë një shumë parash, duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas njoftimit, policia ka ngritur pika kontrolli dhe ka angazhuar shërbimet në terren për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e grabitësit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu