Përgatitjet për Maturën Shtetërore 2026 kanë hyrë në fazën finale, ndërsa Ministria e Arsimit ka vendosur rregulla më të forta për garantimin e një procesi të rregullt dhe transparent.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur se në të gjitha shkollat e vendit janë zhvilluar modele online të testimit, ndërsa provimet do të organizohen në 114 qendra në mbarë vendin dhe do të monitorohen nga 170 mbikëqyrës.

Kumbaro theksoi se këtë vit nuk do të ketë asnjë tolerancë ndaj shkeljeve, duke paralajmëruar masa ndëshkimore si për administratorët e provimeve ashtu edhe për nxënësit që nuk respektojnë rregulloren.

Sipas saj, çdo maturant që tenton të shkelë rregullat gjatë zhvillimit të provimit do të përjashtohet menjëherë nga procesi i Maturës Shtetërore.

Ministrja nënvizoi se sistemi i monitorimit dhe organizimit të provimeve është forcuar më tej, me synimin për të garantuar standarde të larta sigurie, korrektësie dhe besueshmërie në të gjithë vendin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu