Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se “çdo gjë substanciale” nga dosja ndaj Belinda Ballukut është bërë tashmë publike, por theksoi se opozita nuk mund të publikojë pjesë të tjera për shkak të pranisë së dëshmitarëve të penduar.

I pyetur pse nuk nxirren detaje të tjera nga dosjet që lidhen me Ballukun apo Ergys Agasin, Berisha tha se anëtarët e Komisionit të Mandateve janë të detyruar ligjërisht të ruajnë sekretin hetimor.

“Për dosjen Balluku, të garantoj se çdo gjë substanciale ka dalë. Por aty ka dëshmitarë të penduar dhe ne nuk mund t’i nxjerrim kurrë. Nxjerrja e dëshmitarit të penduar është tradhti ndaj Kushtetutës dhe shtetit ligjor”, u shpreh ai.

Berisha shtoi se PD nuk disponon dosjen ndaj Ergys Agasit.

Në të njëjtën dalje, lideri demokrat sulmoi ashpër mediat dhe disa emisione televizive, duke i akuzuar se po përdoren për të “pastruar imazhin” e zyrtarëve të akuzuar për korrupsion.

Ai iu referua daljeve televizive të ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj dhe zv.kryeministres Belinda Balluku, duke deklaruar se “mafia e fjalës së lirë është mafia më e rrezikshme”.

“Të bësh retushin dhe tualetin e Ballukut, Ramës apo Karçanajt do të thotë të jesh më kriminel se ata”, deklaroi Berisha.

Sipas tij, mediat e afërta me qeverinë po tentojnë të “përligjin krimin dhe vjedhjet”, ndërsa akuzoi qeverinë për kapje të mediave dhe manipulim të opinionit publik.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu