Babai i ministres Adea Pirdeni, Luan Pirdeni, ka ndërruar jetë në spital pas një aksidenti të rëndë të ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” me rrugën “Kongresi i Manastirit”, ku 87-vjeçari u përplas nga një motomjet teksa lëvizte me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, Luan Pirdeni mori plagë të rënda dhe u transportua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë.

Policia ka arrestuar drejtuesin e motomjetit, shtetasin S. M., i cili sipas njoftimit zyrtar ishte duke drejtuar mjetin në momentin e aksidentit.

Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu