Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës ndaj bandës së Laert Haxhiu, ku ka dëshmuar edhe babai i reperit të njohur Noizy, Bashkim Rajku.

Rajku tregoi se në momentin e sulmit ndaj lokalit ndodhej në banesë dhe se gjithçka ndodhi gjatë natës.

“Kur ka ndodhur ngjarja kemi qenë në gjumë. Zbritëm dhe pamë xhamat e thyer, gjithçka e shkatërruar”, deklaroi ai në sallën e gjyqit.

Sipas dëshmisë së tij, lokali ndodhej në katin e parë të pallatit ku familja banonte dhe në momentin e ngjarjes ishte i mbyllur.

Ai tha se nuk kishte dijeni për autorët dhe se familja nuk kishte konflikte serioze me askënd.

Gjatë pyetjeve të prokurorit u përmend edhe emri i Kleviol Ahmeti.

Rajku pranoi se mes Ahmetit dhe djalit të tij kishte pasur “fërkime” për shkak të xhelozisë në muzikë.

“Për punë muzike, edhe ai është këngëtar”, u shpreh ai, duke mohuar konflikte fizike mes tyre.

Në të njëjtën seancë dëshmoi edhe Juxhin Kajdo, i cili rrëfeu atentatin ndaj Kujtim Meta në vitin 2022.

Kajdo deklaroi se një person i maskuar iu afrua Metës dhe më pas u dëgjuan të shtënat.

“Unë u fsheha poshtë tavolinës”, tha dëshmitari, duke shtuar se pas ngjarjes kishte përjetuar traumë.

Sipas dosjes hetimore, autorësia e atentatit është pranuar nga i penduari i drejtësisë Artan Tafani, i cili ka pretenduar se sulmi ishte porosi e Laert Haxhiut.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu