
E-Albania do të dalë përkohësisht jashtë funksionit gjatë fundjavës për shkak të një procesi përditësimi dhe optimizimi teknik.
Sipas njoftimit zyrtar, portali nuk do të jetë i aksesueshëm nga data 15 maj në orën 22:00 deri më 18 maj në orën 08:00.
Gjatë kësaj periudhe, qytetarët nuk do të kenë mundësi të përdorin shërbimet elektronike online.
“Në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës teknologjike dhe rritjes së performancës së shërbimeve publike online, portali e-Albania do t’i nënshtrohet një procesi përditësimi dhe optimizimi teknik”, thuhet në njoftim.
Autoritetet kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve për ndërprerjen e përkohshme të aksesit në platformë.
Ky përditësim vjen në një kohë kur pjesa më e madhe e shërbimeve publike në Shqipëri ofrohen në mënyrë elektronike përmes portalit qeveritar.






