Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, hodhi akuza të forta ndaj mazhorancës gjatë seancës plenare, duke e akuzuar për pengim të drejtësisë, mbrojtje të korrupsionit dhe përjashtim të opozitës nga procesi i integrimit europian.

Në fjalën e tij në Kuvend, Bardhi iu referua raportit të fundit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian për Shqipërinë, i cili sipas tij përmban “njolla të zeza” të shkaktuara nga veprimet e qeverisë.

Sipas deputetit demokrat, një nga çështjet më problematike në raport është votimi i mazhorancës kundër kërkesës për heqjen e imunitetit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

“83 kartonat kundër ishin për të penguar drejtësinë dhe për të mbrojtur korrupsionin e Belinda Ballukut”, deklaroi Bardhi nga foltorja e Kuvendit.

Ai shtoi se Parlamenti Europian ka rikujtuar qartë se imuniteti parlamentar nuk shërben për të mbrojtur individët nga drejtësia, por institucionet.

Bardhi kërkoi që Kuvendi të zhvillojë një debat të posaçëm mbi raportin e Parlamentit Europian dhe të hartojë një plan pune për adresimin e problematikave të evidentuara në procesin e integrimit.

Deputeti demokrat akuzoi gjithashtu mazhorancën për përjashtimin e opozitës nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu