
Është shtyrë shpallja e aktgjykimit përfundimtar në procesin ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Vendimi, i cili fillimisht ishte planifikuar të jepej më 19 maj, tashmë pritet të shpallet më 20 korrik 2026.
Lajmi është konfirmuar nga avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Mishetiç, i cili bëri të ditur se ndryshimi i datës është zyrtar.
Sipas procedurave të gjykatës, trupi gjykues ka deri në 90 ditë kohë për të shpallur verdiktin, me mundësi shtyrjeje edhe për 60 ditë të tjera në raste të veçanta.
Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së konsiderohet një nga çështjet më të rëndësishme të drejtësisë ndërkombëtare që lidhen me luftën në Kosovë dhe pritet të ndiqet me interes të lartë në gjithë rajonin.
Në qendër të procesit janë ish-udhëheqës të lartë politikë dhe ushtarakë të Kosovës, ndërsa vendimi final pritet të ketë ndikim të fortë politik dhe publik.



