Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë rritur ndjeshëm në Ngushticën e Hormuzit, pasi marina iraniane deklaron se ka parandaluar hyrjen e anijeve luftarake amerikane në këtë korridor strategjik.

Sipas mediave shtetërore iraniane, forcat detare të Teheranit kanë dhënë një “paralajmërim të shpejtë dhe vendimtar”, duke detyruar anijet e huaja të tërhiqen nga zona. Një agjenci gjysmëzyrtare raportoi madje se një anije amerikane është goditur me raketa pranë portit të Jask, megjithëse kjo nuk është konfirmuar nga pala amerikane.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump kishte njoftuar se SHBA do të nisë një operacion për të ndihmuar anijet e bllokuara në Hormuz, në kuadër të një nisme që e ka cilësuar si “gjest humanitar”.

Irani ndërkohë ka paralajmëruar se çdo prani e forcave të huaja ushtarake në këtë zonë do të përballet me “përgjigje vendimtare”, duke e konsideruar ngushticën nën kontrollin e tij.

Ngushtica e Hormuzit mbetet një pikë nevralgjike për tregtinë globale të energjisë, dhe çdo përshkallëzim i situatës rrit rrezikun për ekonominë botërore dhe për furnizimin me naftë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu