
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Bashkimin Europian si një “bekim” për Shqipërinë, duke theksuar rolin e tij në ndërtimin dhe forcimin e institucioneve shtetërore.
Deklaratat Rama i bëri në Berlin, gjatë hapjes së ekspozitës së tij “Krizalimi” në “Galerinë Societe”, ku janë prezantuar 13 piktura dhe skulptura të tij. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri më 27 maj.
Në një bashkëbisedim me ambasadorin italian në Berlin, Fabrizio Bucci, kryeministri ndaloi te rrugëtimi i Shqipërisë mes artit dhe politikës, duke e cilësuar procesin e integrimit si kompleks, por me rezultate të dukshme në terren.
Rama theksoi gjithashtu se Bashkimi Europian duhet të ndryshojë ritmin dhe qasjen ndaj rajonit, duke kërkuar përshpejtimin e integrimit për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas tij, zhvillimet e fundit kërkojnë një angazhim më të shpejtë dhe më konkret nga BE për të përfshirë vendet e rajonit në strukturat europiane.






