
Evropa ka përjetuar një nga vitet më të nxehta në histori gjatë 2025, ndërsa shkencëtarët paralajmërojnë se temperaturat globale pritet të rriten edhe më shumë në vitet në vijim.
Sipas raportit të World Meteorological Organization dhe programit Copernicus, pothuajse 99% e kontinentit regjistroi temperatura mbi mesataren, një rekord i paprecedentë.
Viti i kaluar u shoqërua me valë të forta të të nxehtit, zjarre masive, thatësira dhe shkrirje të ndjeshme të akullnajave, ndërsa temperaturat e deteve arritën nivelet më të larta të regjistruara.
Ekspertët paralajmërojnë se një fenomen i fuqishëm El Niño pritet të zhvillohet, i cili mund të përshpejtojë edhe më tej ngrohjen globale deri në vitin 2027 shkruan Politico.
Sipas të dhënave, Evropa është ngrohur rreth 2.5°C krahasuar me periudhën para-industriale, një ritëm shumë më i shpejtë se mesatarja globale.
Shkencëtarët theksojnë se ky trend është alarmues dhe kërkon masa urgjente për të përballuar pasojat e ndryshimeve klimatike dhe për të rritur rezistencën ndaj krizave mjedisore./Politico






