Në mbledhjen e zhvilluar sot të grupit parlamentar të Partia Socialiste janë diskutuar disa çështje kyçe që lidhen me ecurinë e punëve të vendit dhe organizimin e brendshëm politik.

Gjatë takimit është trajtuar procesi i bashkëbisedimit me anëtarësinë në të gjithë vendin, si dhe zhvillimi i zgjedhjeve në organizatat socialiste. Drejtuesit politikë të qarqeve kanë raportuar mbi situatën në terren, duke evidentuar edhe problematikat e hasura.

Në fokus të diskutimeve ka qenë edhe progresi i negociatave për integrimin europian, kalendari i reformave dhe masat që lidhen me këtë proces. Po ashtu, është bërë një bilanc i detyrave të lëna nga mbledhja e mëparshme dhe ecuria e zbatimit të tyre.

Mbledhja ka trajtuar gjithashtu organizimin e aktiviteteve në kuadër të “Majit të Europës”, si dhe përgatitjet për 35-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, duke theksuar rëndësinë e këtyre zhvillimeve për jetën politike dhe institucionale të vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu