Një incident me armë zjarri është regjistruar pranë konsullatës së Izraelit në Stamboll, duke shkaktuar alarm në zonë.

Sipas autoriteteve turke, një sulm është ndërmarrë ndaj forcave të policisë, ku dy efektivë kanë mbetur të plagosur.

Guvernatori i qytetit, Davut Gül, deklaroi se një nga autorët është vrarë, ndërsa dy të tjerë janë “neutralizuar” pas përplasjes me policinë.

Forca të shumta policie dhe njësi speciale janë dislokuar në vendngjarje, ndërsa zona është rrethuar dhe hetimet janë në vijim.

Ministria e Drejtësisë në Turqi ka konfirmuar nisjen e një hetimi për ngjarjen.

Sipas raportimeve, aktualisht nuk ka diplomatë izraelitë të pranishëm në konsullatë apo në ambasadë në Turqi.

Ngjarja vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, të lidhura me konfliktin në Lindjen e Mesme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu