Një ngjarje e rëndë është zbuluar pasditen e sotme në Korçë, ku dy shtetas të huaj janë gjetur të pajetë në malin e Kamenicës, në vendin e quajtur “Qyngji”. Sipas informacioneve paraprake, viktimat dyshohet të jenë emigrantë nga Afrika, të moshës rreth 20–22 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupave nuk janë konstatuar shenja dhune, çka shton misterin mbi shkaqet e humbjes së jetës së tyre.

Autoritetet bëjnë me dije se pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu