
Në Gjykatën Administrative vijon përballja mes kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe prokurorit Ols Dado, ku Veliaj kërkon pavlefshmërinë e emërimit të këtij të fundit si prokuror.
Gjatë seancës, gjykata konstatoi mangësi në padinë e depozituar dhe i dha palës paditëse një afat prej 20 ditësh për korrigjimin e saj, duke kërkuar gjithashtu përfshirjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë si palë të paditur. Në të kundërt, çështja rrezikon të pushohet.
Nga ana tjetër, përfaqësues të institucioneve të përfshira kanë dhënë qëndrime të ndryshme mbi ligjshmërinë e procedurës së emërimit, ndërsa seanca e radhës është caktuar më 8 maj.






