Një ngjarje e pazakontë është regjistruar pasditen e sotme në Kamëz, ku një 30-vjeçare ka mbetur e plagosur aksidentalisht me armë gjahu. Rreth orës 15:30, shtetasja me iniciale E. L. është paraqitur për mjekim në poliklinikën e Kamzës, pasi kishte marrë një dëmtim në fytyrë.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorin. Si rezultat i veprimeve të shpejta, policia ka identifikuar dhe shoqëruar në komisariat shtetasin N. Sh., 73 vjeç, banues në Laknas.

Sipas hetimeve paraprake, i moshuari ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të larguar një kafshë, por një saçmë ka goditur aksidentalisht 30-vjeçaren, e cila ndodhej në oborrin e banesës së xhaxhait të saj.

E reja ka marrë ndihmën mjekësore dhe më pas është larguar drejt banesës, ndërsa autoritetet po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e të gjitha rrethanave.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu