
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Durrës, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën në ambientet e një shkolle të mesme. Sipas informacioneve paraprake, i riu është ndjerë keq gjatë kohës që ndodhej në palestër dhe ka humbur ndjenjat.
Ai është transportuar menjëherë me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Burime paraprake bëjnë me dije se dyshohet që vdekja të ketë ardhur për shkaqe natyrale, konkretisht si pasojë e një arresti kardiak. Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.






