Partia Demokratike ka denoncuar atë që e cilëson si një situatë shqetësuese në sistemin shëndetësor, duke pretenduar se në QSUT qytetarët nuk kanë mundësi të kryejnë analizat laboratorike pas datës 20 të muajit.

Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, deputeti demokrat Bardh Spahia e lidhi këtë problem me koncesionin e sterilizimit, i cili sipas opozitës, edhe pse tashmë është nën administrimin e shtetit, vijon të krijojë vështirësi për qytetarët.

Për këtë çështje, Partia Demokratike ka kërkuar zhvillimin e një interpelance në Parlament me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala, duke theksuar se vetë ministrja ka pranuar publikisht problematikat në kryerjen e analizave.

Gjithashtu, Spahia akuzoi qeverinë për tentativa përfitimi edhe në këtë koncesion, ndërsa i bëri thirrje SPAK që të nisë hetimet për këtë rast.

Sipas opozitës, situata aktuale në QSUT përbën një problem serioz për aksesin e qytetarëve në shërbimet bazë shëndetësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu