
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj televizionit ABC News, duke e cilësuar atë si “Tele Lubia”. Në një deklaratë publike, ai akuzoi median për njëanshmëri dhe për mbështetje të figurave të qeverisë, duke e konsideruar këtë si abuzim me hapësirën publike mediatike.
Berisha hodhi akuza të drejtpërdrejta edhe ndaj gazetarit Sokol Balla, duke e lidhur atë me atë që e quajti “organizatë kriminale Balluku-Rama”. Ai theksoi se mediat nuk duhet të përdoren për interesa të ngushta politike apo për mbrojtjen e individëve të caktuar.
Dikur pas shpërthimit në Gërdec kur Balluku u shfaq në një video me të afërm të viktimave, Sali Berisha nisi ta quante Top Channelëin “Tele-Belinda” pasi Balla asokohe drejtor lajmesh në këtë TV ishte i martuar me Ballukun.



