Qeveria ka shpallur hyrjen në fuqi të Bordit të Transparencës, një mekanizëm që synon kontrollin dhe stabilizimin e çmimeve të karburanteve në treg.

Vendimi është firmosur nga kryeministri Edi Rama dhe parashikon ngritjen e një bordi të posaçëm, i cili do të monitorojë tregun dhe do të ndërhyjë në rast luhatjesh të forta të çmimeve.

Sipas përcaktimeve, kompanitë e hidrokarbureve kanë afat deri më 24 mars për të paraqitur përfaqësuesit e tyre pranë ministrisë së ekonomisë, të cilët do të jenë pjesë e këtij bordi. Mbledhja e parë pritet të zhvillohet brenda javës, ku do të vendosen kufijtë maksimalë të çmimeve të naftës.

Aktualisht, çmimi i karburanteve në tregun vendas varion nga 214 deri në 217 lekë për litër, nivele që kanë mbetur të pandryshuara që prej 19 marsit.

Qeveria ka paralajmëruar gjithashtu se nëse çmimi i naftës kalon pragun prej 220 lekësh për litër, do të aplikohet një ulje prej 20% e akcizës, si masë për të lehtësuar barrën për qytetarët.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu