Një event i veçantë ka tërhequr vëmendjen në Bukuresht të Rumanisë, ku është zhvilluar një konkurs ndërkombëtar bukurie për mace, i quajtur ndryshe “Feline Oscars”.

Në këtë aktivitet morën pjesë mbi 200 mace nga raca të ndryshme, të cilat u prezantuan në një ambient të stilizuar si ceremonia e famshme e çmimeve “Oscar”, me tapet të kuq dhe sfond fotografik festiv.

Gjatë konkursit, juria vlerësoi macet bazuar në kriteret e bukurisë, karakteristikave të racës dhe paraqitjes së përgjithshme. Mes pjesëmarrëseve kishte raca të njohura si Bengal, British Shorthair, Maine Coon dhe Singapura.

Eventi nuk ishte vetëm një garë bukurie, por edhe një mundësi për promovimin e adoptimit të kafshëve, pasi në aktivitet u prezantuan edhe mace të shpëtuara nga rruga, në kërkim të një familjeje.

“Feline Oscars” konsiderohet një nga eventet më të mëdha të këtij lloji në rajon, duke mbledhur mbarështues, pronarë dhe dashamirës të maceve nga vende të ndryshme.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu