Stiven Shpendi po kalon një moment fantastik në Itali, duke u kthyer në një nga sulmuesit më në formë të Serie B. Sulmuesi shqiptar realizoi sërish, madje këtë herë me dygolësh në fitoren e Empoli FC ndaj Peskarës, duke arritur në kuotën e 13 golave këtë sezon.

Me këtë paraqitje, Shpendi është tashmë golashënuesi i dytë më i mirë i kampionatit, duke konfirmuar formën e tij të shkëlqyer. Megjithatë, pavarësisht performancave, ai nuk ka marrë ende asnjë ftesë nga trajneri i Kombëtares, Sylvinho.

Pas ndeshjes, sulmuesi shqiptar u shpreh i përqendruar tek objektivat e ekipit dhe jo tek arritjet personale:

“Jam shumë i lumtur që shënova sepse na ndihmoi të fitonim. Unë luaj për ekipin dhe përpiqem të jap gjithçka nga vetja. Me gola është edhe më mirë, por gjithmonë jap maksimumin për skuadrën.”

Shpendi theksoi gjithashtu rëndësinë e kësaj fitoreje për objektivin e mbijetesës, duke shtuar se skuadra duhet të ndërtojë mbi këtë sukses në ndeshjet e mbetura.

Ndërkohë, mungesa e tij në Kombëtare vazhdon të ngrejë pikëpyetje, në një kohë kur forma e tij në Itali po flet më shumë se çdo argument.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu