Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla reagoi pas tensioneve në protestën e opozitës, duke publikuar një mesazh kritik ndaj Partisë Demokratike.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla thekson se ndërkohë që anëtarë të Parlamentit Europian dhe të Bundestagut gjerman bëjnë thirrje kundër dhunës në protesta, opozita shqiptare, sipas tij, ka ndjekur një tjetër rrugë.

“Ndërsa anëtarët e Parlamentit Europian apo të Bundestagut gjerman bëjnë thirrje se ‘protestat e dhunshme s’kanë vend në demokraci’, Partia Demokratike i hedh molotovët me flamunjtë e BE dhe gjermanë në duar”, shkruan Balla.

Deklarata e tij erdhi gjatë kohës që opozita në Tiranë vazhdonte marshimin e shoqëruar me hedhje molotovësh ndaj kryeministrisë, ministrive dhe selisë së PS.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu